Telegrafi

UFC do rezervojë një ishull privat – aty ku do të zhvillohen çdo javë meçet

UFC po tenton të bëjë një hap të madh, duke rezervuar një ishull privat, aty ku do të zhvilloheshin përballjet.

Coronavirusi ka detyruar çdo eveniment sportiv të suspendohet, mirëpo ka disa prej tyre që po bëjnë zgjidhje.

Presidenti i UFC-s, Dana White është duke punuar që të rezervojë një ishull privat në mënyrë që të zhvillohen të gjitha takimet e planifikuara.

Kjo gjë e detyroi atë shkaku i Khabib Nurmagomedovit që e anuloi përballjen me Tony Fergusonin më 18 prill, nga frika e pandemisë botërore.

Por, Ferguson nuk do të pushojë, pasi UFC i ka organizuar menjëherë përballjen me Justin Gaethje, që do të zhvillohet po më 18 prill.

“Jam duke punuar që të rezervojnë ishull privat dhe jam vetëm një apo dy ditë larg”, ka thënë White për TMZ.

“E kam një ishull privat dhe do ta siguroj atë. Ne jemi duke u marrë me infrastrukturën, pasi që aty do të zhvillohen luftërat”.

Lexo po ashtu Pasi Khabib u tërhoq, Justin Gaethje do të jetë kundërshtari i Tony Ferguson në UFC 249

“Më 18 prill do të kemi një natë të madhe në UFC dhe do t’i shihni të gjithë luftëtarët në aksion, për dallim prej disa që kanë vendosur të heqin dorë shkaku i coronavirusit”, ka shtuar më tej ai.

Të gjitha përballjet tashmë janë konfirmuar, por interesimi më i madh do të jetë te Tony Ferguson e Justin Gaethje. /Telegrafi/