UFC ka publikuar renditjen e re për peshat e lehta, me Conor McGregorin që ka rënë në vendin e gjashtë.
Ish-kampioni i peshave të lehta pësoi humbje në mëngjesin e së dielës së javës së kaluar ndaj Dustin Poirierit në Abu Dabi.
The Notorious u nokautua në raundin e dytë nga amerikani, duke bërë që ai të bije në renditje e sportit të arteve parciale të përziera.
Conor ishte pozicionuar në vendin e katërt, vetëm mbrapa, Justin Gaethjes, Poirierit dhe Charles Oliviera, derisa tani është edhe mbrapa Tony Fergusonit e Michael Chandler.
Khabib Nurmagomedov qëndron si kampioni i padiskutueshëm edhe pse i pensionuar, mirëpo renditje mund të ndryshojë nëse vazhdon të qëndrojë në pensionim.
Dagestanezi njoftoi për pensionimin e tij në muajin tetor të vitit të kaluar, kur fitoi ndaj Gaethjes, mirëpo ende nuk e ka dorëzuar rripin. /Telegrafi/