Sergio Ramos do të mungojë në ndeshjen kthyese që Real Madridi do ta zhvillojë ndaj Ajaxit shkaku i kartonëve, por ai është futur në procedurë për kartonin e marr në ndeshjen e fundit.
UEFA beson që Ramos e ka marr me qëllim kartonin për të mos luajtur ndaj holandezëve në ndeshjen kthyese dhe ta mbyll suspendimin.
Ai mund të ndalohet që të luajë edhe në çerekfinale nëse gjendet fajtor.
Natyrisht, kjo gjithçka varet edhe nga Los Blancos që duhet ta sigurojnë kalimin në raundin e ardhshëm.
https://twitter.com/realfansltu/status/1095843786494828550
Trupi drejtues i futbollit evropian kishte vendosur për një akt të tillë më herët gjatë sezonit, ku Geoffrey Kondogbia dhe Jesus Corona u dënuan me nga dy ndeshje për marrjen e kartonit me qëllim.
Vendimi përfundimtar do të vijë me 28 shkurt ku do të ketë një njoftim zyrtar nga UEFA.
Real Madridi është i vetëdijshëm për situatën dhe e di që nuk mund të bëjë asgjë nëse Ramos shpallet fajtor.
Ata do të paraqesin ankesë kundër çdo ndëshkimi në mënyrë që të vonojnë pezullimin e kapitenit./Telegrafi/