Telegrafi

UEFA zyrtarisht hap procedurë disiplinore ndaj Rumanisë – pesë akuza për rumunët, përfshirë racizmi

UEFA ka njoftuar zyrtarisht se ka hapur procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë.

Rumania e mposhti Kosovën 2-0 në Bukuresht, por ndeshja u karakterizua me ndërpreje në pjesën e parë për 50 minuta për shkak të mesazhit “Kosova është Serbi” të shpalosur nga huliganët e grupit rumun “Uniti sub tricolori”.

Hetimi i UEFA-s ishte i pashmangshëm pasi gjyqtari nga Franca, Willy Delajod dhe delegati i UEFA-s, Andrew Shaw paraqitën raportin në UEFA, që tashmë ka filluar hetimet.

Federata e Futbollit të Rumanisë ngarkohet me pesë akuza.

Akuzat për të cilat ngarkohen rumunët janë: Mesazhe provokuese me karakter fyes (pankarta të paligjshme, jo vetëm “Kosova është Serbi”, por edhe “Bessarabia është Rumania”), sjellje raciste, ndezje të fishekzjarrëve, hedhje të gjësendeve në fushë dhe bllokim të zonave të qasjes publike.

Raportohet se dy ndeshjet e ardhshme, Rumania t’i luajnë pa shikues dhe gjobë me të holla. /Telegrafi/