Ka përfunduar faza e grupeve në garën më të rëndësishme për klube në Evropë, Ligën e Kampionëve.
Tanimë të gjitha 16 skuadrat e kualifikuara kanë mësuar edhe kundërshtarët e tyre me të cilët do të takohen në muajin shkurt.
Por shtëpia më e madhe e futbollit UEFA ka zgjedhur edhe golin e javës së fundit në Ligën e Kampionëve.
Në sondazhin e hapur nga UEFA, më së shumti tifozë kanë votuar për golin e Sadio Manes të shënuar ndaj Saprtakut të Moskës.
Në këtë takim Liverpool triumfoi me rezultat të thellë 7-0.
Më parë çmimin e golit të javës e kanë fituar edhe Antoine Griezmann, Stephan El Shaarawy, Edin Dzeko, Cenk Tosun dhe Gareth Bale. /Telegrafi/