Site icon Telegrafi

UEFA zbulon aksidentalisht fituesin e Ligës së Kampionëve

(Foto: UEFA.com)

Faqja zyrtare e UEFA-s në internet ka bërë një lëshim teknik duke e shpallur Liverpoolin fitues të Ligës së Kampionëve për sezonin 2017/18.

Liverpooli do të ndeshet me Real Madridin në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve për këtë sezon.

Kjo finale në mes të dy skuadrave të mëdha evropiane do të zhvillohet më 26 maj në Kiev në Olimpik Stadium.

Lexo po ashtu Do të udhëtoni ta shikoni ndeshjen Real Madrid-Liverpool - Dhjetë gjërat që duhet t’i dini për qytetin e Kievit ku zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve

Megjithatë, UEFA ka bërë një lëshim teknik në faqen e tyre zyrtare duke shpallur para kohe fituesin e trofeut të Ligës së Kampionëve për këtë sezon.

Postimi i bërë dhe i fshirë pastaj nga UEFA!

Sipas faqes së UEFA-s, skuadra angleze, Liverpooli, do ta fitoj Ligën e Kampionëve për sezonin 2017/18.

Pas këtij gabimi, faqja zyrtare e UEFA-s ka reaguar shpejt duke fshirë postimin, i cili megjithatë ka krijuar bujë të madhe.

Lexo po ashtu Real Madrid-Liverpool, finalja e fundit mes tyre u zhvillua para 27 viteve – Humbja e fundit në një finale nga mbretërit

Kanë mjaftuar pak minuta që gabimi të marr xhiron e botës, duke u postuar në shumë faqe tjera të njohura të futbollit në botë.

Ndryshe, Liverpooli është skuadra më e trofeshme angleze në botë, por nuk e ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve nga viti 2005, ndërsa Reali është fituesi më i madhe në botë i kësaj gare, dhe fitues i dy herëve të fundit radhazi. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Finalja e Ligës së Kampionëve zhvillohet në muajin e Ramazanit, cilët lojtarë do të agjërojnë?
Exit mobile version