Telegrafi

UEFA vendos edhe datën dhe vendin ku do të luhet Superkupa e Evropës

Trofeu i Superkupës së Evropës (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Është zyrtarizuar tashmë edhe data dhe vendi ku do të zhvillohet Superkupa e Evropës në mes të fituesit të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Drejtuesit e UEFA-s gjatë ditës së sotme (e mërkurë) mori vendim për vazhdimin e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, teksa zyrtarizoi edhe datat.

Përveç kësaj, UEFA zyrtarizoi edhe datën e Superkupës së Evropës, e cila zhvillohet në mes të fituesve të dy garave kryesore evropiane.

Lexo po ashtu Zyrtare: UEFA merr vendim për Ligën e Kampionëve, zhvillohen vetëm nga një ndeshje dhe e gjithë gara do të luhet në Lisbonë

Kështu, Superkupa e Evropës do të luhet në Budapest të Hungarisë me datë 24 shtator.

Ndryshe, Superkupa e Evropës në sezonin e fundit u fitua nga Liverpooli.

Reds si fitues të Ligës së Kampionëve mposhtën fituesin e Ligës së Evropës, Chelsean, me rezultat 5-4 në penallti, pasi loja e rregullt u mbyll 2-2. /Telegrafi/