Site icon Telegrafi

UEFA do të vendosë në javën e ardhshme për të ardhmen e sezonit 2019/20

UEFA do të vendosë të ardhmen afatshkurtër të futbollit evropian në një seri takimesh javën e ardhshme.

Organi drejtues evropian i futbollit ka bërë thirrje për takime me 55 federatat e tyre, ligat, klubet dhe zyrtarë të tjerë të martën më 21 prill dhe të mërkurën më 22 prill.

Sipas gazetës Marca, ndër të tjera, për debat do të jenë planet për pjesën tjetër të sezonit 2019/20.

Lexo po ashtu Këto ishin të gjitha vendimet e marra sot nga UEFA në video-konferencën e mbajtur me 55 anëtaret e saja

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka theksuar gjithmonë rëndësinë e shëndetit të publikut, por gjithashtu ka ritheksuar dëshirën e tij që kampionatet vendase të përfundojnë.

UEFA po kërkon të arrijë një marrëveshje me ligat e brendshme të Evropës se si të rindërtohet pjesa tjetër e sezonit të pezulluar.

Pro League e Belgjikës kishte planifikuar të anulojë pjesën tjetër të ndeshjeve të tyre, por ata e kanë pezulluar vendimin e tyre deri pas takimeve me UEFA-n. /Telegrafi/

Exit mobile version