Site icon Telegrafi

UEFA të mërkurën mbledhje me 55 federatat evropiane, pritet të qartësohen shumë gjëra

UEFA ka lajmëruar ditën e mërkurë një video-konferencë me sekretarët e përgjithshëm të 55 federatave për të bërë përmbledhjen e situatës pas ndalesës totale të detyruar prej coronavirusit.

UEF kishte krijuar dy grupe të punës, që do të merreshin me dëmet dhe programimin e ndeshjeve.

Kjo konferencë do të merret me të gjitha veprimtaritë e UEFA-s për klubet dhe kombëtaret, ky aty do të vlerësohen edhe çështjet e kontratave të lojtarëve si dhe sistemi i transferimeve.

Nuk ka shumë mundësi dhe hapësirë për manovrim, pasi fati i Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, varet dhe nga veprimtaritë e kombëtareve.

Por si pikë e parë dhe më e rëndësishmja mbetet përfundimi i kampionateve vendore. Ato rrezikohet të shtyhen edhe më tej në kohë, pasi ishte paraparë që të mbyllen deri më 1 korrik.

Neymar e Jadon Sancho (Fotot: Alex Grimm/Getty Images)

Të mërkurën situata do të jetë më e qartë edhe pse çdo gjë varet nga situata e të infektuarave në Evropë nga coronavirusi. /Telegrafi/

Exit mobile version