Site icon Telegrafi

UEFA do ta dënojë Francën për skandalin me himnin e Shqipërisë

Ditë më parë kampioni i botës Franca ka qenë nikoqire e Shqipërisë në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.

Por para fillimit të ndeshjes ndodhi një skandal që u raportua nga mediat më të mëdha botërore.

Organizatorët e ndeshjes kanë gabuar dhe në vend që ta lëshojnë himnin e Shqipërisë, ata e kishin ngatërruar atë me të Andorrës.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak shtëpisë më zëmadhe evropiane të futbollit UEFA, që ka hap procedurë disiplinore për Francën.

L’Equipe shkruan se Federata e Futbollit të Francës (FFF), pritet të dënohet me 100 mijë euro nga UEFA.

Përveç këtij dënimi me të holla, Franca mund ta pësojë edhe me pezullimin e terrenit vendas për një takim.

Gjithsesi ajo ndeshje kishte filluar me shtatë minuta vonesë, pasi lojtarët e Shqipërisë nuk pranuan të nisin takimin pa kënduar himnin shqiptar. /Telegrafi/

Exit mobile version