Site icon Telegrafi

UEFA suspendon hetimet ndaj Milanit

AC Milan . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

UEFA ka pezulluar zyrtarisht procedurat ndaj Milan për sa i përket Fair Play Financiar derisa të zgjidhet apeli i vitit të kaluar në CAS.

Kjo do të thotë se për momentin, kuqezinjtë nuk do të përjashtohen nga Liga e Evropës, megjithëse kjo mund të ndryshojë në varësi të verdiktit.

Milan duke festuar një nga golat . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Procedurat e pezullimit do të ndërpriten deri pas lëshimit të rezultatit final të çështjes në CAS”, shkruhet në një deklaratë të UEFA-s.

Milan është kualifikuar në Ligën e Evropës, por gjithsesi mund të përjashtohet, atëherë vendin e tij do ta zinte Torino.

Kuqezinjtë janë duke vuajtur shumë edhe ndryshimet e mëdha në klub, ku së fundmi u larguan drejtori sportiv Leonardo dhe trajneri Gennaro Gatusso. /Telegrafi/

Exit mobile version