Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA do ta hedh sot shortin për grupet e Kampionatit Evropian, Euro 2020.
Kryeqyteti rumun Bukureshti do të jetë mikpritës i hedhjes së shortit për Euro 2020 që fillon nga ora 18:00.
Deri më tani kualifikimin e kanë siguruar 20 kombëtare të ndryshme, ndërsa katër të tjera pritet që ta marrin një biletë për Euro 2020 nga ‘Play-Off’-i i Ligës së Kombeve në mars.
E për një vend në kampionatin evropian do të luftojë edhe Kosova që tanimë është dy fitore larg për ta shkruar historinë.
Dardanët janë në gjysmëfinale të Divizionit D në Ligën e Kombeve ku do të përballen me Maqedoninë, ndërsa gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.
Kosovës i duhen dy fitore për ta siguruar kampionatin evropian, ndërsa ndodhet në vazon e katërt.
Në rast se arrin ta sigurojë një biletë për në Euro 2020, Kosova do të jetë një Grupin C ose në Grupin F.
GRUPI A (Ndeshjet në Romë dhe Baku)
Itali
Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci
Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke
Finlandë/Uells
GRUPI B (Ndeshjet në Shën Petersburg dhe Kopenhagë)
Belgjikë
Rusi
Danimarkë
Finlandë/Uells
GRUPI C (Ndeshjet në Amsterdam dhe Bukuresht)
Ukrainë
Holandë
Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke
Fituesi i play-off LIga A (vetëm nëse është Rumania) ose fituesi i Liga D (Gjeorgji/Maqedoni e Veriut/Kosovë/Bjellorusi). Nëse Rumania fiton Ligën A, shkon automatikisht në këtë grup, përndryshe këtu përfundon direkt fituesi i Ligës D ku është Kosova dhe skuadra e Ligës A përfundon në Grupin F.
GRUPI D (Ndeshjet në Londër dhe Gllasgou)
Angli
Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci
Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke
Fituesi i play-off Liga C (Skoci/Norvegji/Serbi/Izrael)
GRUPI E (Ndeshjet në Bilbao dhe Dublin)
Spanjë
Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci
Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke
Fituesi i play-off Liga B (Bosnjë Hercegovinë/Sllovaki/Irlandë/Irlandë e Veriut)
GRUPI F (Ndeshjet në Mynih dhe Budapest)
Gjermani
Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci
Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke
Fituesi i play-off Liga A (Islandë/Bullgari/Hungari/Rumani) ose Liga D (Gjeorgji/Maqedoni e Veriut/Kosovë/Bjellorusi). Nëse Rumania nuk fiton Ligën A, atëherë fituesi i saj përfundon direkt në këtë grup. Në rast suksesi të rumunëve, këtu kalon skuadra e Ligës D. /Telegrafi/