Xherdan Shaqiri është njëri nga futbollistët shqiptarë më të suksesshëm në botë.
Ylli nga Kosova ka fituar shumë trofe me klubet ku ka luajtur, por ai ka arritur suksese të mëdha edhe me Zvicrën.
Shaqiri ka shënuar 22 gola me fanellën e Përfaqësueses së Zvicrës, ndërsa padyshim ai më i miri është ndaj Polonisë në Euro 2016.
Gjilanasi kishte shënuar në mënyrë akrobatike një gol që në fund ishte më i miri i atij turneut.
Tani faqja zyrtare e kampionatit evropian UEFA 2020 ka bërë një sondazh ku ka publikuar pesë golat me gërshërë më të mirë që janë shënuar në një kampionat evropian.
Zlatan Ibrahimovic është në konkurrencë me dy gola, një ndaj Francës dhe një tjetër ndaj Italisë.
Mario Balotelli gjithashtu është në garë me golin akrobatik ndaj Irlandës si dhe Antonio Conte ndaj Turqisë.
Në këtë garë është edhe Xherdan Shaqiri, ku anësori i Liverpoolit po lufton me Zlatan Ibrahimovicin për pozitën e parë si goli më i mirë.
Aktualisht Ibrahimovic prinë me rreth 50 për qind të votave, por falë votave nga tifozët shqiptarë Shaqiri është shumë pranë ta tejkalojë suedezin. /Telegrafi/
? 5 incredible EURO acrobatic goals!
Pick 1⃣❗️ pic.twitter.com/N38cn4ZqU6
— UEFA EURO 2020 (@EURO2020) June 18, 2020