Edhe pse humbi 4-1 ndaj Francës, Shqipëria kishte disa momente të mira në ‘Stade de France’.
Përballja që u zhvillua në kuadër të Grupit H, nuk solli shumë kënaqësi për ne, mirëpo talenti Keidi Bare kishte një të tillë.
UEFA i ka dedikuar lojtarit shqiptar një video në momentin kur e dribloi dyshen franceze, Antoine Griezmann dhe Thomas Lemar.
Mesfushori i Kombëtares Kuq e Zi bëri një driblim spektakolar, pasi arriti ta shmangte yllin e Barcelonës, derisa i kaloi topin mes këmbëve atij të Atletico Madridit.
Franca është lider i grupit me 12 pikë, aq sa kanë edhe Turqia me Islandën, derisa tanët kanë gjashtë, Moldavia tri dhe Andorra ende pa pikë. /Telegrafi/