Telegrafi

UEFA publikon listën e përfitimeve, kjo është skuadra me më shumë përfitime

UEFA ka publikuar listën e shpërndarjes së fitimeve për klubet evropiane për sezonin e shkuar të Ligës së Kampionëve.

Nga dokumenti i publikuar nga UEFA, bie në sy se në fund të edicionit 2015-2016, skuadra e cila ka fituar më shumë nga premitë e saj dhe të drejtat televizive të pjesëmarrjes në turne është Manchester City, që ka përfituar 83,8 milionë euro nga aktiviteti.

Klubi anglez ndiqet nga Real Madrid me 80 milionë euro dhe Juventus me 76,2 milionë euro.

Në listë bënë pjesë edhe Skënderbeu që ka fituar vetëm nga kjo garë 3 milionë euro. /Telegrafi/