UEFA thuhet se do të zëvendësojë Fair Play Financiarin me një kufi pagash dhe taksa luksoze, duke kufizuar faturën e tyre të pagave në 70 për qind të të ardhurave.
Sipas gazetës The Times, planet do të paraqiten muajin tjetër dhe UEFA shpreson që t’i bëjë zyrtare ndryshimet vitin e ardhshëm.
Rregullat e FFP janë liruar që nga goditja e pandemisë Covid-19, duke lejuar shpenzime më të qeta, por nga ana e tyre disa liga të tilla si La Liga kanë prezantuar kufizimet e tyre që goditën shumë klubet, si në rastin e Barcelonës.
Raportohet se kufiri i ri do të kufizojë shpenzimet për pagat në rreth 70 për qind të të ardhurave të një klubi.
Nëse klubet shkelin atë kufi, atëherë ata duhet të paguajnë një ‘taksë luksi’ që rishpërndahet te klubet e tjera.
Exclusive: UEFA to launch proposals next month for salary cap – and luxury tax for clubs who breach it – to replace FFP: https://t.co/kVRdsqLTz0
— Martyn Ziegler (@martynziegler) August 12, 2021
Sidoqoftë, eksperti sportiv i New York Times, Tariq Panja tashmë ka paralajmëruar se taksa thjesht do të faktorizohet si një kosto biznesi.
Roli i Fair Play Financiar tashmë është ‘tallur’, pasi Manchester City ka shpenzuar mbi 100 milionë euro për Jack Grealish dhe Paris Saint-Germain ka mbushur skuadrën e tyre me lojtar të lirë me fitime të mëdha si Lionel Messi, Sergio Ramos dhe Gianluigi Donnarumma. /Telegrafi/
🚨 UEFA will set out proposals next month to replace its FFP rules with a salary cap and luxury tax by next year. Under the planned system, clubs in the competition would be limited to spending a fixed percentage of their revenue, possibly 70 % on salaries. [@TimesSport] #UCL pic.twitter.com/qvwiwfBjJX
— RouteOneFootball (@Route1futbol) August 12, 2021