Site icon Telegrafi

UEFA përmirësoi gabimin e mospërfshirjes së logos së Juves, por tifozët dyshojnë se klubi italian mund të përjashtohet

(Foto: Getty Images)

Tifozët e Juventusit kanë vërejtur se logoja e klubit është duke munguar në listën zyrtare të Ligës së Konferencës, ndërkohë që raportohet se Bianconerët mund të përjashtohen nga garat e UEFA-s për shkak të shkeljes së rregullave financiare.

Zonja e Vjetër mbeti jashtë Ligës së Kampionëve, pasi iu hoqën dhjetë pikë në Serie A duke përfunduar në vend të shtatë në sezonin 2022/2023.

Mirëpo, duket se edhe UEFA pritet të ndërmarrë masa ndaj Bianconerëve duke i përjashtuar së paku për një vit nga garat e veta.

(Foto: UEFA)

Mungesa e logos në faqen zyrtare të UEFA në listën e klubeve pjesëmarrëse në Ligën e Konferencës i shtoi më shumë këto dyshime.

Lexo po ashtu Ndodhi pas 33 vitesh: Tre italianë në finale, por i humbën të gjitha – për dallim nga më herët që i kishin fituar

Derisa ekziston mundësia që të jetë një gabim teknik, duke qenë se më pas është shtuar Juventusi, në rast të përjashtimit, vendin do ta zë Fiorentina. /Telegrafi/

(Foto: UEFA)

 

Exit mobile version