Site icon Telegrafi

UEFA parashikon se Kombëtarja e Shqipërisë do të thyejë rekord ndaj Rumanisë

30 mijë tifozët shqiptarë pritet të jenë sonte në ndeshjen kundër Rumanisë.

Tifozët shqiptarë do të dominojnë sonte në stadiumin e Lyonit, në ndeshjen e fundit që do ta zhvillojë Shqipëria në Grupin A kundër Rumanisë.

UEFA ka parashikuar se sonte në stadium do të jenë rreth 30 mijë tifozë shqiptarë. Kaq shumë nuk ka pasur në dy ndeshjet para të Kombëtares, në atë kundër Zvicrës dhe Francës.

Rrugët e Lyonit tashmë janë vërshuar nga tifozët shqiptarë që pritet të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Parc Olympique Lyonnais’.

Exit mobile version