UEFA ka dalë me njoftim në lidhje me golin e anuluar me anë të VAR-it në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në mes të Ajaxit dhe Real Madridit.
Me VAR-in jemi mësuar tashmë në ligat kryesore evropiane, përveç Ligës Premier.
Megjithatë, aplikimi i tij në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e fazës së eliminimit direkt, ishte një befasi.
Mbrëmë (e mërkurë), VAR-i u përdor për herë të parë në garën më të madhe ekipore në Evropë duke shkaktuar shumë polemika.
Polemikat erdhën pasi gjyqtari Damir Skomina vendosi t’i anulojë një gol me kokë të Nicolas Tagliaficos, i cili i dha epërsinë 1-0 Ajaxit ndaj Real Madridit.
https://twitter.com/WozniakV4/status/1095796995787313152
Goli i mbrojtësit argjentinas erdhi në minutën e 38-të me kokë, por UEFA ka dalë me njoftim për të treguar arsyet e anulimit.
“VAR në UCL: në minutën e 38-të të ndeshjes së parë të Ajaxit kundër Real Madridit, goli me kokë nga Nicolas Tagliafico u anulua pas një rishikimi të VAR-it”.
VAR in the UCL: in the 38th minute of the Ajax v Madrid first leg, Nicolás Tagliafico’s headed goal was ruled out following a VAR review. The referee identified that Tagliafico’s team-mate Dušan Tadić was in an offside position and interfering with the goalkeeper – pic.twitter.com/sPtZFd6YiB
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) February 13, 2019
“Gjyqtari identifikoi se bashkëlojtari i Tagliaficos, Dusan Tadic, ishte në pozitë jashtë loje dhe pengoi portierin”.
“Kjo ishte në përputhje me protokollin e VAR-it dhe goli u anulua saktë duke dhënë goditje të lirë për pozitë jashtë loje”, thuhet në njoftimin e UEFA-s. /Telegrafi/
preventing him from playing or being able to play the ball – as the header was being made. This was in line with VAR protocol and the goal was correctly overturned and a free-kick given for offside.
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) February 13, 2019