Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, është solidarizuar me fatkeqësinë e skuadrës braziliane, Chapecoenses.
Edhe futbollit evropiane e ka përjetuar keq tragjedinë e skuadrës braziliane, e cila u shua thuajse e tëra pas një rrëzimi të aeroplanit.
UEFA ka konfirmuar me anë të kryetarit të saj, Alesander Çeferin, që do të ketë nga një minutë heshtje në të gjitha ndeshjet e javës së ardhshme të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.
“Futbolli evropian është bashkuar për të shprehur ngushëllimet më të thella për Chapecoensen dhe familjet e të gjitha viktimave”.
“Do të ketë një minutë heshtje në ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës”, ka presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin. /Telegrafi.