UEFA ka konfirmuar se ndeshja kualifikuese për Euro 2024 mes Belgjikës dhe Suedisë në Bruksel nuk do të riluhet pasi u ndërpre në pjesën e parë dhe ndeshja do të regjistrohet me rezultatin 1-1.
Belgjika ishte nikoqire e Suedisë në ndeshjen e raundit të tetë të Grupit F, të vlefshme për kualifikueset e “Euro 2024”.
Victor Gyokeres i kaloi suedezët në avantazh në minutën e 15-të, përpara se Romelu Lukaku të barazonte rezultatin nga pika e bardhë në minutën e 31-të.
Megjithatë, ndeshja u ndërpre në pjesën e parë për arsye sigurie pasi dy burra, të cilët u raportua se mbanin fanella të Suedisë, u qëlluan për vdekje në qytet.
Një burrë i tretë suedez u plagos rëndë në sulm, me të tre viktimat në të 60-at dhe 70-at e tyre.
UEFA tani ka njoftuar se ndeshja nuk do të rifillojë apo riluhet dhe rezultati i pjesës së parë 1-1 do të qëndrojë zyrtarisht.
Në një deklaratë zyrtare, UEFA tha se federatat e futbollit të Belgjikës dhe Suedisë “shprehën dëshirën e tyre për të mos luajtur kohën e mbetur të ndeshjes dhe për të marrë parasysh rezultatin në intervalin e pjesës së parë (1-1)”.
UEFA gjithashtu deklaroi se një tjetër pikë e konsideruar ishte se rezultati i ndeshjes nuk do të ndikonte për asnjërën palë, pasi Belgjika tashmë është kualifikuar dhe Suedia është eliminuar matematikisht. /Telegrafi/
Latest updates from #UEFAExCo on competitions:
Belgium-Sweden #EURO2024 qualifier abandoned with 1-1 score confirmed as final.
No UEFA competition match to be played in Israel until further notice.
Maccabi Haifa withdraw from #UYL.
Full details: ⬇️
— UEFA (@UEFA) October 19, 2023