Telegrafi

UEFA lëshon komunikatë për transferimin e Neymarit

UEFA ka lëshuar një komunikatë rreth transferimit të mundshëm të Neymarit te Paris Saint-Germain.

Superylli brazilian pritet të kalojë te PSG-ja për një shumë rekorde prej 222 milionë eurosh.

Barcelona është ankuar në lidhje me këtë transferim sipas mediave spanjolle, por UEFA ka hedhur poshtë një pretendim të tillë.

“Nuk kemi pranuar asnjë kërkesë nga askush lidhur me këtë çështje. Të gjitha klubet në Evropë duhet të respektojnë rregullat e fair-playt financiar dhe duhet të demonsrojnë se nuk kanë humbje më shumë se 30 milionë euro për për gajtë tri viteve”.

“Si pjesë e monitrotimit të vazhdueshëm të klubeve, UEFA do të shikojë në detaje nëse ky transferim bie ndesh me ndonjë rregull. Transferimi i Neymarit te PSG-ja do të ketë ndikim në financat e klubeve për disa vjet, por ndikimi nuk mund të paragjykohet sepse PSG mund të shesë disa lojtarë me shifra të mëdha. Andaj kalkulimet duhet të bëhen vetëm në fund dhe të sigurohemi se janë respektuar rregullat”, shkruan në komunikatën e UEFA-s.

Neymar pritet të prezantohet të premten si lojtar i ri i PSG-së. /Telegrafi/