Faqja zyrtare e UEFA-s ka kujtuar golin e parë dhe të vetëm të Kombëtaren e Shqipërisë në një Kampionatin Evropian.
Viti 2016 ishte viti kur të gjithë shqiptarët bënë realitet ëndrrën e tyre.
Kombëtarja kuqezi arriti të kualifikohet së pari herë në një Kampionat Evropian apo Botëror.
Ishte pikërisht EURO 2016 i mbajtur në Francë, kampionati i parë që kuqezinjtë arritën të marrin pjesë.
Në atë vit, në atë kampionat evropian, Shqipëria u shortua në grupe me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë.
Në dy ndeshjet e parë, me Zvicrën dhe Francën, Shqipëria pësoi humbje duke mos arritur të shënojë fare gol.
Megjithatë, në takimin e fundit me Rumaninë, djelmoshat e trajnerit Gianni De Biassi arritën të fitojnë 1-0 falë golit të Armando Sadikut.
Sadiku ishte shënuesi i parë në ndonjë kampionat për Shqipërinë dhe pikërisht ky gol është kujtuar nga faqja zyrtare e UEFA-s. /Telegrafi/
🤩 Which EURO goal did you celebrate most?
🇦🇱 Armando Sadiku headed Albania's first goal at a major finals to give his side a 1-0 win over Romania at EURO 2016 #OTD!
⏪ @FSHForg pic.twitter.com/tUKb5H2z39
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 19, 2020