Telegrafi

UEFA kërkon nga FIFA që menjëherë të ndryshohet rregulli i lojës me dorë nga VAR-i

UEFA i ka kërkuar FIFA-s që të bëhen menjëherë ndryshime në rregullin me dorë që e përdor VAR-i.

Penalltia e dytë e Chelseat në fitoren 3-0 ndaj Rennes në kuadër të rrethit të tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, prodhoi një pamje aspak të mirë.

Gjyqtari u detyrua të stoponte lojën nga një thirrje e VAR-it që e ftoi atë të shikonte në monitor për penallti për Chelsean.

Anëtari i Rennes, Dalbert Henrique preku topin me dorë pa qëllim, derisa The Blues fituan penallti, të cilën në gol e konvertoi Timo Werner.

Nga ajo gjë, menjëherë ka reaguar presidenti i UEFA-s, Aleksandr Ceferin që ka thënë se rregulli me dorë i përdorur nga VAR nuk është në rregull.

Aleksandr Ceferin

“Duke tentuar që rregullat të përdoren strikt dhe në mënyrën e duhur, aty po gabohet, shkaku që loja me dorë e përdorur nga VAR nuk ka asnjë kuptim”, ka thënë i pari i shtëpisë së futbollit evropian.

Gianni Infantino

“Kjo gjë do t’i rrisë edhe më shumë pakënaqësitë dhe nuk ka të bëjë me futbollin, andaj duhet ndryshuar këtë rregull”, ka shtuar më tej Ceferin.

Inantino e mbron qëndrimin e tij se dora nuk është pjesë e lojës dhe në atë moment duhet të akordohet penallti ose lojë me dorë jashtë zonës së rreptësisë. /Telegrafi/