UEFA zyrtarisht e ka konfirmuar se kanë hapur procedura disiplinore kundër Cristiano Ronaldos për kartonin e tij të kuq kundër Valencias.
Portugezi u largua nga ndeshja pas 29 minutave, ku gjyqtari Felix Brych me ndihmën e asistentit pas portës, u lagua nga loja, pasi ia kishte tërhequr flokët mbrojtësit Jeison Murillo.
Një karton i kuq dënohet me një ndeshje, por Enti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës mund ta rris dënim nëse vepra e tij konsiderohet serioze.
Sot UEFA e ka konfirmuar se “procedurat janë hapur pas ndeshjes së grupeve të Ligës së Kampionëve në mes të Valencia CF dhe Juventus Football Club (0-2), të luajtur më 19 shtator në Spanjë”.
Akuzat janë kundër Cristiano Ronaldos për “një karton të kuqe direkt” dhe rasti do të trajtohet më 27 shtator.
Kjo është procedurë standarde dhe nuk do të thotë se CR7 do t’i jepet një pezullim shtesë, pasi të gjithë ata që janë dërguar në komision për sjellje të dhunshme ka pasur procedurë të hapur kundër tyre.
Është raportuar se Juventusi do të përpiqet të apelojë kartonin e kuq, por nuk do të mund ta fitonte këtë rast, pasi gabimi është i dukshëm. /Telegrafi/