Telegrafi

UEFA e mendon seriozisht shkëputjen e marrëveshjes me Gazpromin

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë krijuar një situatë jo stabile në botë dhe nën dyshimet se mund të ketë një luftë të tretë botërore.

Natyrisht se sulmi i rusëve ndaj ukrainasve që nisi në fillim të kësaj jave, po ndikon edhe në çështjet tjera, siç është edhe futbolli.

Tashmë klubet kanë filluar fushatën që mos të ketë luftë, ndërsa disa prej tyre po shkëpusin edhe marrëveshjet që kanë me kompanitë ruse.

Lexo po ashtu Zyrtare: UEFA zhvendos finalen e Ligës së Kampionëve në Paris

Sipas asaj që raporton ESPN,UEFA po e mendon seriozisht shkëputjen e marrëveshjes me Gazpromin.

Gazpromi është një kompani e gazit dhe që ka marrëveshje me disa klube, por edhe me shtëpinë e futbollit evropian.

Lexo po ashtu Schalke 04 ka hequr nga fanella emrin e gjigantit rus Gazprom, që është sponsori më i madh i klubit

Schalke para pak ditësh ka shkëputur marrëveshjen me kompaninë, derisa edhe UEFA synon një gjë të tillë.

Shtëpia e futbollit evropian fiton 40 milionë euro në vit nga marrëveshja me ta, mirëpo kjo nuk i ndalon ata që ta largojnë si sponsorin kryesor. /Telegrafi/