Telegrafi

UEFA e konfirmon, Kosova me tri skuadra në garat evropiane

UEFA i ka konfirmuar tashmë pretendimet se futbolli i Kosovës nga viti i ardhshëm do të përfaqësohet nga tri skuadra në garat evropiane.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në mbledhjen e mbajtur në Baku, para finales së Ligës së Evropës ka marrë disa vendimet të rëndësishme për Kosovën.

Fillimisht KE i UEFA-s ka vendosur që ta mbrojtur Kosovën nga diskriminime të tilla duke thënë se nuk do t’i lejohet asnjë shteti që t’i mohojë simbolet e Kosovës.

Lexo po ashtu Presidentit i UEFA-s, Ceferin: Të gjitha shtetet duhet ta mirëpresin Kosovën, pa përjashtim

Kësisoj, KE i UEFA-s ka miratuar një vendim me të cilin obligohen vendet anëtare të UEFA-s, përfshirë edhe ato që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës (me përjashtim të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, për shkaqe sigurie) që ashtu siç përcaktohet me short duhet të zhvillojnë ndeshje me ekipet e Kosovës, në nivel kombëtaresh apo klubesh.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin dhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi

Një tjetër lajm i mirë nga mbledhja e KE të UEFA-s është edhe miratimi i sistemit për garat e klubeve për edicionin 2020/21 në Evropë, ku Kosova do të përfaqësohet me tri klube në garat evropiane.

Kosova do të përfaqësohet me një klub në Ligën e Kampionëve dhe dy klube në Ligën e Evropës, gjë e cila iu kishte premtuar drejtuesve të FFK-së në takimin e mbajtur në Budapest. /Telegrafi/