Komisioni i Disiplinës në UEFA, ka marrë vendimin duke e dënuar me dy ndeshje Sergio Ramosin për kartonin e verdh me qëllim ndaj Ajaxit.
Disiplina ka vendosur ta ndëshkojë Ramosin me dy ndeshje pezullim, duke e humbur lojtari ndeshjen e kthimit ndaj Ajaxit, por edhe ndeshjen e parë çerekfinale nëse Reali kalon tutje.
Ky është një veprim i përsëritur nga Sergio Ramos, dhe vendimi mund të kishte qenë edhe më i rëndë, pikërisht për këtë arsye.
Diçka të tillë, ai kishte bërë edhe në sezonin 2010-2011, po ndaj Ajaxit, ku ai dhe Xabi Alonso, morën një karton të verdhë për të munguar qëllimisht në ndeshjen pas saj.
Në atë kohë fajtor për rastin ishte cilësuar Jose Mouriho dhe lojtarët nuk kishin pësuar.
Trupi drejtues i futbollit evropian kishte vendosur për një akt të tillë më herët gjatë sezonit, ku Geoffrey Kondogbia dhe Jesus Corona u dënuan me nga dy ndeshje për marrjen e kartonit me qëllim.
Real Madridi pritet që ta ankohet, por problem do të jetë që të shlyhet ky dënim. / Telegrafi/