Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin dhe ai i Paris Saint-Germain janë afër që të realizojnë njërën ndër marrëveshjet më të mëdha në futboll.
Duket se shtëpia e futbollit evropian dëshiron ta mbajë një sy të mbyllur, duke mos hetuar më klubin francez për shkelje të rregullit financiar.
Sipas asaj që raporton gazetari Mirko Nicolino, Ceferin dhe Al Khelaifi janë afër të nënshkruajnë marrëveshje për të drejtat televizive për transmetim të ndeshjeve në të gjitha garat që UEFA i ka nën ombrellë.
(#Corsera) Accordo sotto banco tra #Ceferin e #AlKhelaifi: l'#UEFA chiuderà un occhio (anche due, ndr) sulle violazioni del #FairPlayFinanziario da parte del #PSG in cambio di un contratto ultramilionario per la trasmissione delle competizioni europee in Medio Oriente
— Mirko Nicolino (@mirkonicolino) June 16, 2021
Pronari i PSG-së tashmë është e ditur se është edhe pronar i beIN Media Group, e që dëshiron t’i marrë të drejtat e transmetimit jo vetëm në Arabinë Sauditë, por në të gjithë Evropën.
Liga e Kampionëve, Liga e Evropës, Liga e Kombeve, Liga e Konferencave e disa liga të tjera nga edicioni i ri mund të shfaqen në beIN Sports.
Al Khelaifi thuhet se dëshiron të arrijë marrëveshje edhe me FIFA-n që të marrë të drejtat për transmetimin e Kupës së Botës që mbahet në Katar në vitin 2022. /Telegrafi/