UEFA dhe FIFA po studiojnë çdo aspekt në lidhje me futbollin, në momentin që do të rinisë pas emergjencës së coronavirusit përfshirë këtu edhe afatin e transferimeve.
Humbjet ekonomike që kanë pësuar klubet e futbollit gjatë kësaj periudhe kanë qenë shumë të mëdha, aq sa kanë vënë në dyshim edhe ekzistencën e tyre në liga më të ulëta.
Humbjet ekonomike mund të bëhen faktor edhe për transferimet e mëdha në afatin kalimtar dhe për këtë arsye FIFA po mendon ta zgjasë në plot 7 muaj sesionin veror të afatit kalimtar.
Afati kalimtar mund të nis më 1 korrik dhe mund të përfundojë në muajin janar në të njëjtën periudhë kur mbyllet afati i dimrit.
FIFA ende nuk ka vendosur por kjo është një hipotezë shumë konkrete. /Telegrafi/