UEFA ka gjobitur Celticun me 10.000 euro, pasi tifozët e tyre ka shpalosur flamuj të Palestinës gjatë ndeshjes kualifikuese së Ligës së Kampionëve kundër skuadrës izraelite, Hapoel Beer-Sheva.
Një pjesë e grupit të tifozëve skocez ka mbajtur protesta para dhe gjatë ndeshjes në Celtic Park në konkurrencën elitare të klubeve në Evropë, në të cilën djelmoshat e Brendan Rodgers fituan 5-2.
Kështu, UEFA ka dënuar shpalosjen e flamujve duke i cilësuar si ‘parulla të paligjshme’ dhe për këtë arsye i është shqiptuar gjoba, shkruan Telegrafi.
Kjo është hera e nëntë në vitet e fundit që Celtic janë dënuar nga organi qeverisës i futbollit evropian mbi sjelljet e pahijshme të mbështetësve.
Mbi 172.000 euro ka qenë shifra që mbështetësit e Celticut kanë japë për bamirësitë palestineze që kur UEFA nisi punimet disiplinore, si pjesë e një fushate që përputhet me gjobën. /Telegrafi/