Telegrafi

UEFA cakton gjyqtarët e finales në Ligën e Kampionëve, tre gjermanë dhe një serb (Foto)

UEFA ka caktuar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit.

Gjyqtari i njohur gjerman, Felix Brych do të ndajë drejtësinë në finalen e Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Real Madridit, finale kjo që do të luhet me 3 qershor në qytetin e Cardiffit.

Lexo po ashtu Ronaldo: Finalja nuk është e lehtë asnjëherë, gjasat me Juven janë 50-50

Sipas asaj që shkruan UEFA, gjyqtari Brych është gjyqtar me autoritet të lartë dhe ka drejtuar pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, përcjell Telegrafi.

Asistentë të gjyqtarit gjerman do të jenë bashkëvendësit e tij, Mark Borsch dhe Stefan Lupp, kurse gjyqtari i katërt është serbi, Milorad Mazic.

Ndërsa gjyqtarët asistentë dhe ai rezervë do të jenë të gjithë gjerman: Bastian Dankert, Marco Fritz dhe Rafael Foltyn. /Telegrafi/