Futbollistët e Kombëtares shqiptare iu nënshtrohen gjatë ditës së sotme testeve antidoping.
Në mesditën e së enjtes, përfaqësues të UEFA mbërritën në Perros Guirec, ku ndodhet skuadra jonë përfaqësuese, duke përzgjedhur 10 lojtarët që kryen këto kontrolle që bëhen vazhdimisht nga qeveria e futbollit evropian.
Ata që u thirrën për të kryer testet antidoping ishin Andi Lila, Frederik Vesli, Migjen Basha, Armando Sadiku, Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Bekim Balaj dhe Odise Roshi.
Ndërkohë, një test i tillë është kryer edhe gjatë fazës përgatitore në Austri, por atë kohë, UEFA kishte zgjedhur tetë lojtarë të tjerë.