UEFA ka publikuar masat disiplinore për ndeshjet e kualifikueseve ‘Euro 2020’ dhe ato miqësore të muajit shtator.
Sa i përket Francës dhe ngatërresës që u bë me himnin e Shqipërisë, në ndeshjen e 7 shtatorit, shtëpia e futbollit të Evropës e ka parë si të arsyeshme të mos marrë asnjë masë ndaj Federatës Franceze të Futbollit.
Ndeshja ishte vonuar me disa minuta shkaku i këtij gabimi.
https://twitter.com/FootbaII_HQ/status/1170420397268983808
Në anën tjetër UEFA ka vepruar me “dorë të hekurt” ndaj racizmit të shfaqur në eliminatoret e Evropianit 2020 dhe ka pezulluar me nga një ndeshje pa tifozë Hungarinë, Rumaninë dhe Sllovakinë.
Tifozë të këtyre skuadrave demonstruan thirrje e kore raciste gjatë ndeshjeve eliminatore të shtatorit dhe institucioni drejtues i futbollit evropian mori vendimin për mbylljen e stadiumeve.
Rumania do të shlyejë dënimin në ndeshjen ndaj Norvegjisë, Hungaria kundër Azerbajxhanit dhe Sllovakia kundër Uellsit, të tri këto ndeshje zhvillohen në muajin tetor. /Telegrafi/