Telegrafi

UEFA akuzon Ronaldon për sjellje të pahijshme për festën ndaj Atleticos – në ditët në vijim pritet vendimi

Cristiano Ronaldo (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Cristiano Ronaldo është akuzuar nga UEFA për sjellje të pahijshme, ndërsa Juventusi është në pritje të mësojë nëse portugezi do të dënohet në lidhje me festimin e tij në ndeshjen kundër Atletico Madridit.

34-vjeçari është duke u hetuar nga komiteti disiplinor lidhur me festën e turpshme në ndeshjen kthyese ndaj klubit spanjoll, në të cilën e imitoi trajnerin e klubit kundërshtar, Diego Simeone.

Superylli i Zonjës së Vjetër shënoi het-trik në ndeshjen në Torino duke e kualifikuar në çerekfinale të garës më të madhe evropiane, ku do të luajë kundër Ajaxit.

Simeone u gjobit vetëm me para për gjestin e tij, ndërsa pritet të shihet se cili do të jetë vendimi i UEFA-s për Ronaldon.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Cristiano Ronaldo

Derisa CR7 është në pritje të vendimit, UEFA e ka lëshuar një komunikatë për shtyp duke bërë të ditur se kanë nisur procedurat dhe takimi i radhës është më 21 mars.

Trajneri i Juves, Massimiliano Allegri, ka thënë se nuk pret ndonjë suspendim eventual të portugezit. /Telegrafi/