Telegrafi

Udinese konfirmon interesimin e Milanit për Zielinskin

Foto LaPresse - Jennifer Lorenzini 24/10/2015 Empoli ( Italia) Sport Calcio Empoli - Genoa Campionato di Calcio Serie A TIM 2015 2016 - Stadio "Carlo Castellani" Nella foto: Piotr Zielinski Photo LaPresse - Jennifer Lorenzini 24 October 2015 Empoli ( Italy) Sport Soccer Empoli - Genoa Italian Football Championship League A TIM 2015 2016 - "Carlo Castellani" Stadium In the pic: Piotr Zielinski

Udinese ka konfirmuar bisedimet me Milanit për mesfushorin Piotr Zielinski, por gjithashtu vuri në dukje se ka disa klube të interesuara për të.

Gjatë mbrëmjes doli lajmi në Sky Sport Italia se Rossonerët kanë bërë një shtytje të fortë për Zielinski, duke u ndeshur me Liverpoolin dhe Napolin dhe këtë e konfirmon edhe agjenti i mesfushorit polak.

“Ai është një lojtar me cilësi të mëdha dhe ka disa klube të interesuar në Zielinskin, duke përfshirë edhe Milanin”, ka konfirmuar drejtori i Udineses, Nereo Bonato për Milannews.it.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

“Nuk mund të them më shumë se kaq. Ne kishim arritur një marrëveshje me Napolin, por ai nuk arriti të bie dakord në kushtet personale me ta”

“Në këtë moment ka interes nga disa anë dhe ne kemi nevojë për të punuar në shitje dhe te shohim se çfarë ndodh më pas”

“Ka tre palë në çdo marrëveshje dhe të gjithë ata duhet të jenë të kënaqur për të përfunduar në fund negociatat me sukses”, përfundoi Bonato. /Telegrafi/