Juventusi fitoi ndaj Udineses me rezultat 2-6 në Serie A.
Takimi filloi me golin e vendasve nga Stipe Perica (8’), ndërsa goli tjetër u shënua nga Danilo (47’).
Ishte Samir me një autogol që i dha zemër Zonjës së Vjetër, ndërsa me gola pastaj vazhduan Sami Khedira (20’, 59’. 87’), Daniele Rugani (52’) dhe Miralem Pjanic (90’).
Khedira është lojtari i ndeshjes, ndërsa për Zonjën e Vjetër paraqitje të mirë bënë edhe: Rugani, Pjanic dhe Juan Cuadrado.
Më i miri për mysafirët ishte Perica, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve. /Telegrafi/