Telegrafi

Udhëtuan gjashtë me veturë që të “takohen” me një tornado, çifti që me profesion janë meteorologë fejohen para erërave të forta që frynin

Një çift që njihen si ndjekës që stuhive dhe me profesion janë meteorologë nga Kansasi, janë shumë të lumtur që kanë arritur të fejohen para një tornadoje.

Tom Bedard, 29-vjeç dhe Raya Maday, 26, punojnë së bashku ne AccuWeather në Wichita, dhe gjatë vikendit udhëtuan plotë gjashtë orë me veturë deri në Colorado – me shpresën se do të takohen me një tornado, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, atyre iu realizua ëndrra dhe kështu Tom u gjunjëzua në ato momente para partneres për t’i propozuar – pavarësisht që pas shpinës së tyre qarkullonte tornadoja.

Tom dhe Raya janë takuar në vitin 2016 në një konferencë të meteorologëve, dhe shpejt u lidhën dhe ishte pikërisht dashuria e madhe për motin që i bashkoi edhe më shumë.

Një vit më vonë, dyshja u punësuan nga AccuWeather në Wichita, ku punojnë si “paralajmërues” për kompanitë transportuese duke i paralajmëruar për kushtet e motit. /Telegrafi/