Udhëtimi me anije nga Bahamas në New York për të festuar Vitin e Ri, do të duhej të ishte një udhëtim plot relaks dhe kënaqësi.
Por, kështu nuk u ndodhi pasagjerë të një anije gjigante norvegjeze, të cilët frikësoheshin se mund të humbin jetën pasi derisa ishin në det u goditën nga një stuhi e fortë që krijonte dallgë të larta, transmeton Telegrafi.
Fillimi i festës 14 ditore në këtë anije filloi mirë, por gjatë dy ditëve të fundit pasagjerët patën probleme rrugës nga Bahamas për në Manhattan.
Anija e tyre hasi në stuhinë e fortë që lëkundte anijen gjigante sikur të ishte lodër për fëmijë, edhe pse ishte me përmasa gjigante. Madje nga dallgët e larta uji filloi të futet brenda anijes duke krijuar panik te pushuesit.
Ata këtë e kanë dokumentuar me video të ndryshme, ku shihen dhe dëgjohen fëmijët duke qarë nga frika, derisa të rriturit lëviznin nga njëra sallë në tjetrën duke u frikësuar se anija mund të përmbyset dhe ta pësojnë keq.
“Në një moment u duk se anija do të thyhet në dy copa”, ka deklaruar pasagjerja Brenda Walsh-Matias.
Por për fat të mirë stuhia u largua dhe dallgët u zhdukën dhe anija arriti në destinacion pa ndonjë problem, edhe pse pasagjerët brenda saj kurrë nuk do ta harrojnë këtë udhëtim. /Telegrafi/