Klubi i tifozëve shqiptar të Interit, me emrin ‘Inter Club Albania’, kanë marrë rrugë për në Itali vetëm për ta takuar Shaqirin dhe për ta parë nga afër ndeshjen ndaj rivalit lokal Milanit.
Qëllimi i parë i tifozëve është arritur për tu takuar me futbollistin kosovar të Interit, Xherdan Shaqiri, ndërsa qëllimi i tyre i dytë është fitorja ndaj Milanit, transmeton Telegrafi.
Anëtari i Përfaqësueses së Zvicrës nuk e refuzoi asnjë nga tifozët duke bërë 56 foto ‘selfie’, ndërsa udhëtimi i tyre për në Milano ka zgjatur 29 orë. /Telegrafi/