Telegrafi

Udhëtuan 12 mijë milje nëpër 16 vende nga Britania e Madhe në Kinë – rrugëtimin e përshkuan me biçikleta (Foto)

Një çift që frymëzoi shumëkënd me veprimin e tyre, kanë arritur që të udhëtojnë mbi 12 mijë milje nëpër 16 vende të ndryshme duke filluar nga Britania e Madhe e deri të muri i Kinës, e gjithë këtë udhëtimin ata e realizuan me biçikleta dhe atë në moshën 60-vjeçare.

Peter dhe Chris Lloyd nuk u ndalën për asnjë moment në udhëtimin e tyre 18-muajsh, pasi vendosën të bëjnë diçka më ndryshe tani që janë pensionistë, transmeton Telegrafi.

Ata vizituan qytete të ndryshme, shkretëtira, male dhe gjithçka që karakterizon Evropën, Lindjen e Mesme dhe Lindjen e Largët. Dyshja që janë që 37 vite të martuar, morën biçikletat e tyre dhe kaluan shumicën e ditës duke udhëtuar, e ato pak orë të natës i kalonin nëpër disa objekte të vogla që i quanin “strehimore”.

Peter, 66-vjeç, pranon se momenti me emocionues në gjithë këtë rrugëtim që u zgjati një vit e gjysmë, ishte muri në Kinë për të cilin thotë se është i mrekullueshëm.

E pasi përfunduan udhëtimin, dyshja vendosën që të mos kthehen në shtëpi me aeroplan, por të marrin me qira një kontejner mallrash në anijen transportuese që ishte mbi 400 metra e gjatë.

Edhe udhëtimi me anije zgjati tri javë, duke kaluar nga Singapori nëpër Oqeanin Indian dhe më pas në Mesdhe dhe në portin e Southampton në Angli. /Telegrafi/