Një burrë nga Afganistani që është adhurues i flaktë i sportit të “cricketit”, ka mbetur jashtë hotelit në Indi ku planifikonte të kalonte netët, kjo për faktin se ishte shumë i gjatë.
Sher Khan që është 2.6 metra i gjatë kishte udhëtuar për në Indi për të ndjekur ekipin e kombëtares së tij në “cricket”, por ishte gjatësia që i shkaktoi probleme kur ishte në pyetje akomodimi në hotel, transmeton Telegrafi.
Menaxhmenti i hotelit mbeti i habitur me gjatësinë e tij sa që ia ndaluan të futet brenda, kurse forca të shumta të policisë e përcollën deri në stacionin më të afërt, pasi që shumë njerëz ishin mbledhur për ta parë nga afër dhe bindur se sa i gjatë ishte.
Pasi denoncoi rastin, ai ishte shoqëruar për një hotel tjetër, ku qëndroi katër ditë derisa kombëtarja e Afganistanit kreu lojërat në Indi. Ndërkaq gjatë gjithë kësaj kohe ai ishte shoqëruar nga policia, pasi qytetarët e bezdisnin duke kërkuar të fotografohen me të. /Telegrafi/