Telegrafi

Udhëtoi nëpër autostradë, me një lopë në pjesën e pasme të veturës (Foto)

Udhëtarët e një autostrade në Wales, nuk po i besonin syve, kur panë një Volkswagen Passat, që në pjesën e pasme e kishte një lopë me madhësi të konsiderueshme.

Madje, kafsha lëvizte gjatë tërë kohës, duke i frikësuar se edhe mund të del përjashta, transmeton Telegrafi.

Policia që është njoftuar me rastin, ka nisur hetime në lidhje me identitetin e shoferit të veturës. Në anën tjetër, nuk raportohet për ndonjë incident lidhur me këtë rast.

Lopa në pjesën e pasme të veturës

“Kjo është një mënyrë krejtësisht e papranueshme, e transportit të kafshëve të mëdha të fermës. Pos që shkel të drejtat e kafshës, përbën rrezik për shoferin dhe të pranishmit, në rast të frenimit të papritur”, thuhet në raport.

Mbingarkimi në këtë formë i makinës, dënohet me 350 euro gjobë dhe heqje të tre prej 11 pikëve nga patenta e shoferit. /Telegrafi/