Telegrafi

Udhëtoi 24 orë me aeroplan që ta befasojë nënën për ditëlindje (Video)

Marton Robson ka fluturuar me aeroplan nga Australia për në Angli, që të festonte ditëlindjen e nënës Tina.

Kjo e fundit që mbushi 60 vjet, nuk kishte idenë së asaj do t’i bashkëngjitej edhe i biri, të cilin nuk e kishte parë rreth dy vjet, transmeton Telegrafi.

Në mënyrë që të arrijë në kohë, ai ka udhëtuar 24 orë duke kaluar rreth 15 mijë kilometra, vetëm që të gëzonte të ëmën.

Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin mbresëlënës, kur ajo e shikon të birin duke mos besuar që e ka afër. /Telegrafi/