Casey Neistat ka udhëtuar nga Brukseli për në Dubai, në kabinën private të aeroplani të Emirates, ku ka rehati dhe luks të lartë.
Me 3.7 metra katrorë, këtë hapësirë ai e ka krahasuar me një dhomë të vogël, të një hoteli me pesë yje, transmeton Telegrafi.
Sistemi i ndriçimit, televizioni gjigant dhe një tjetër ndihmës, shërbimi dhe ushqimi, janë konsideruar si ndryshim shumë pozitiv.
Videoja e postuar më poshtë, shfaqë të mirat që i ofron kjo kabinë, shfrytëzimi i së cilës për një fluturim kushton rreth tetëmijë euro. /Telegrafi/