Java e 29-të në Superligën e Kosovës përmbyllet sot me dy ndeshje shumë interesante që janë në program për tu zhvilluar.
Dy pretendentët për titullin e kampionit, Drita dhe Ballkani do të kenë udhëtime të vështira.
Kampioni në fuqi i Kosovës do të luaj në Mitrovicë, ku përballë do ta ketë skuadrën e papërshtatshme Trepçën ’89.
Të dyja skuadrat futën në këtë takim për fitore, pasi pikët janë mëse të nevojshme si për Dritën ashtu edhe për 89-shin.
Gjilanasit kanë dy fitore derisa një tjetër ka Trepça ’89 në tri përballjet e këtij edicioni dhe sot pritet të jetë një ndeshje shumë e zjarrtë.
Edhe përballja në Drenas do të sjell një luftë të ashpër në fushë, pasi përball do jenë Feronikeli me Ballkanin.
Objektivat në këtë ndeshje janë të ndryshme, pasi industrialistët janë në një zonë jo të mirë dhe i duhet fitorja për të ju larguar zonës së rënies nga elita.
Ndërsa suharekasit janë në garë për kreun e tabelës, çdo rezultat tjetër përveç fitores do të jetë një hap prapa në garë për titullin e Superligës.
Superliga – Java e 29-të
E diele – 15:00
Feronikeli – Ballkani
Trepça ’89 – Drita
/Telegrafi/