Telegrafi

Udhëtarja u ul mbi këmbët e një të pastrehu, gjatë udhëtimit me tren (Foto)

Një udhëtare e paemëruar, i ka shqetësuar të pranishmit në një tren në New York, pasi u ul mbi këmbët e një të pastrehu.

Në mënyrë që të mos udhëtonte në këmbë, ajo injoroi burrin këmbëzbathur dhe i qëndroi sipër, megjithëse në afërsi kishte edhe shumë ulëse të zbrazëta, transmeton Telegrafi.

Mbështetja e udhëtares, për këmbët e të pastrehut

“Pa fije turpi, u mbështet për të pastrehun e dërmuar, duke mos shfrytëzuar ulëset e lira”, ka thënë një i pranishëm.

Rasti ka bërë xhiro në rrjetet sociale, duke grumbulluar shumë reagime negative ndaj saj. Megjithatë, ka të tillë që thanë se ajo ka mundur të jetë e lodhur, andaj vepro në këtë mënyrë. /Telegrafi/