Telegrafi

Udhëtarja kapi stjuardesën duke kthyer shampanjën nga gota në shishe (Video)

Yevgeny Kayumov ka qenë duke udhëtuar me klasën e biznesit për në Dubai, kur ka parë një stjuardesë teksa kthente shampanjën nga gota në shishe.

Kjo e ka shqetësuar shumë udhëtaren, që ka hedhur dyshime mbi shërbimet e kompanisë së fluturimeve, transmeton Telegrafi.

“Piva nga një shishe dhe tani më duket sikur të ishte mbushur njëjtë nga gota. Ishte shumë e pështirë”, ka shkruar Kayumov lidhur me rastin.

Ngjarja që ka ndodhur në pjesën e aeroplanit, ku bileta kushton shumë shtrenjtë, është kritikuar edhe nga shikuesit e videos.

“Udhëtoni sikur gjithë njerëzit, nuk do t’ju ndodhin këto gjëra”, është një nga komentet për këtë ndodhi. /Telegrafi/