Të pranishmit në një stacion trenash në New York, mbetën të hutuar me një grua, që nisi t’i rruante këmbët derisa po e priste trenin.
Një udhëtar që ndodhej në afërsi të saj, e ka filmuar gjestin e pështirë, ndërsa ajo vazhdonte edhe më tutje, sikur gjithçka të jetë në rregull, transmeton Telegrafi.
“E pashë edhe këtë, më nuk do të kritikoj asgjë tjetër” shkruan përbri videos që është bërë virale.
Më poshtë mund të shihni momenti e pazakontë, si dhe reagimet e të pranishmëve që nuk mund të rinin indiferent pa e shikuar. /Telegrafi/