Fluturimi nga Çikago për në Hong Kong, ka bërë ulje emergjente në Alaskë, pasi një udhëtar shpërndau nevojën e tij nëpër muret e tualetit të aeroplanit.
Vietnamezi 22-vjeçar, që kishte pasaportë amerikane, është shoqëruar i prangosur përjashta, megjithëse nuk kishte sjellje të dhunshme, transmeton Telegrafi.
“Gjatë tërë kohës e tundte karrigen, më pas zbrazi një birrë në dysheme” ka thënë njëri nga të pranishmit që e kishte pranë.
Me të shkuar në tualet, ai e ka shpërndarë me duar nevojën nëpër mure dhe më pas ka hequr bluzën, për ta lëshuar në guaskë.
Pas aterrimit, pasagjerët janë dërguar në një aeroplan tjetër, teksa atë e kanë dërguar për një kontroll nervor në spital. /Telegrafi/